Befason analisti politik: Ose Avdullah Hoti kryeministër, ose zgjedhje të reja

Vigan Qorroli, analist politik, ka përmendur dy skenarët e mundshëm të mocionit të votëbesimit të LDK-së.

Sipas tij, opsioni i parë është shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Zgjedhjet e reja dhe ky do te ishte respektimi i kushtetutshmerise dhe identitetit kushtetues kosovar te misheruar me keto dy dekrete presidenciale”, ka thënë ai.

Ndërsa, skenari i dytë mund të jetë me Avdullah Hotin kryeministër.

“LDK synon ta bind perendimin se heqja e takses per mallrat serbe do te behet ne diten e saj te pare ne qeverisje”, ka shkruar Qorolli në Facebook.

Postimi i plotë:

DY SKENARET E LDK ME MOCIONIN E VOTEBESIMIT

I.

Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) i ka dy skenare ne dispozicion pas inicimit te mocionit te votebesimit per qeverine e drejtuar nga Albin Kurti.

Se pari, LDK nuk eshte e interesuar per zgjedhje te reja.

Praktika e deritanishme kushtetuese prej vitit 2010 (qeveria Thaçi I) deri ne vitin 2017 (qeveria Mustafa) — na tregon se pas nje mocioni te suksesshem te votebesimit — me automatizem shperndahet kuvendi dhe shkohet ne zgjedhje te reja. Per kete sherbejne si prova dy dekretet presidenciale, ai u.d. i presidentit, Jakup Krasniqi (2 nentor 2010) dhe dekreti i presidentit, Hashim Thaçi (10 maj 2017).

Keshtu qe, skenari i pare jane zgjedhjet e reja dhe ky do te ishte respektimi i kushtetutshmerise dhe identitetit kushtetues kosovar te misheruar me keto dy dekrete presidenciale.

II.

Se dyti, duke e marre te mireqene votimin pro rrezimit te Kurtit, tashme te dakorduar nga LDK me dy partite opozitare, AAK dhe NISMA, po synohet qe te aktivizohet neni 95.5 i Kushtetutes, qe thote se pas vakances se postit te kryeministrit me rastin e doreheqjes ose per arsye tjera, atehere ndiqet procedura e njejte dhe presidenti e mandaton nje mandatar tjeter qe e ka shumicen parlamentare.

LDK pikerisht po e synon kete: ta marre timonin e qeverise heren e dyte nepermjet nenit 95.5 dhe aktgjykimit te gjykates kushtetuese (rasti VLAN).

Kjo parti pritet ta nominoje, Avdullah Hotin per kryeminister — i cili do te krijonte nje shumice te re parlamentare pa Levizjen Vetvendosje.

Altgjykimi ne fjale i kushtetueses thote qe edhe heren e dyte qeveria nuk mund te krijohet pa fituesin e zgjedhjeve, ne kete rast i bie qe serish LVV duhet te thirret per ta krijuar nje shumice te re, por me nje mandatar tjeter, jo lideri i saj Kurti.

Ende eshte e paqarte por, jo larg mendsh, nese AAK dhe NISMA do t’i bashkangjiten karvanit te LDK per ta drejtuar nje qeveri pa zgjedhje, si precedenti i pare pas nje mocioni te votebesimit te qeverise. Skenari tjeter i mundshem, eshte nje qeveri LDK & PDK, e cila edhe nese behet nuk pritet te kaloje pa nje traume brenda struktures se saj partiake.

Me fjale te tjera, me Avdullah Hotin kryeminister — LDK synon ta bind perendimin se heqja e takses per mallrat serbe do te behet ne diten e saj te pare ne qeverisje.

SHPËRNDAJE