Befason Challandes: Ja për çfarë jam pishman pas kësaj humbje

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka theksuar se lojtarët e tij nuk kanë arritur të luajnë lojën e tyre, pasi kundërshtarët ishin shumë më të mirë.

Kombëtarja e Kosovës ka humbur ndaj Çekisë në ‘Doosan Arena’ me rezultatin 2-1.

Kosova ishte në avantazh pas golit të Atdhe Nuhiut në minutën e 49’të – por golat e Kral dhe Cetutska shuan shpresat tona, raporton GazetaBlic.

“Ne duhet të jemi fer, ne kemi pas një skuadër si Kosova që ka luftuar është mbrojtur mirë, por nuk mund të luanim. Nuk luajtëm lojën tonë, kishim përpara një skuadre të fortë, kjo skuadër ishte më e mirë sot, urime për kualifikimin”, tha Challandes për SS.

“Nuk kemi marrë sa duhet risk në krijimin e aksioneve, sot ju kam thënë lojtareve luani futbollin tuaj, por s’kanë marrë risk. Arsyeja e parë qe kemi humbur ishte se kundërshtaret ishin shumë më të fortë.

Ne jemi të zhgënjyer, pasi kemi marre një rezultat jo të mire. Ne patëm mundësi te luanim futboll, por nuk luajtëm. Skuadra nuk ka provuar te ndërtoje aksione dhe për këtë jam pishman”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE