Befason moti, këto janë temperatrat për pesë ditët e ardhshme

Mot me vranësira e intervale me diell në pesë ditët e ardhshme në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

“Vranësirat ditën e hënë, vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Të mërkurën një sistem vranësirash parashihen ta përfshijnë vendin, duke kushtëzuar mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-13 m/s”, përfundon njoftimin e IHMK-së.

SHPËRNDAJE