Befason moti, temperatura të larta 5 ditët e ardhshme |FOTO

Meteorologët parashikojnë se në vendin tonë ditëve në vazhdim do mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell.


Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, por me tendencë të zbritjes. Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 6C, e maksimalet nga 19C deri në 22C.

10.10.2018 – Fusha anticiklonike të fuqishme nga Europa qëndrore tash janë zhvendosur në lindje, duke u shtrirë edhe mbi rajonin tonë. Nën këto kushte mbi vendin tonë ditëve të ardhshme do të vazhdoj të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

11.10 – Mot i mirë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.
12.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell.
13.10-14.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell, e të dielën gjatë ditës priten edhe vransira kalimtare.
15.10 – Mot kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s.. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale./Gazetametro.net

SHPËRNDAJE