Befason Pacolli, përshëndet qëndrimin e presidentit serb

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka shkruar në Facebook se e përshëndet qëndrimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq me anë së cilës sipas Pacollit e ka pranuar realitetin në Kosovë.

Postimi i Pacollit në Facebook:  E lexova një intervistë të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq i cili për herë të parë pranon realitetin e ri në Kosovë, realitet të cilin ai thotë se duhet ta kuptojë edhe Serbia nëse dëshiron të ecë përpara.

Unë e përshëndes këtë qëndrim, i cili në thelb hap rrugën finale të normalizimit të raporteve ndërmjet dy vendeve, natyrisht duke përmbyllur edhe temën e të pagjeturve e cila është një plagë e rëndë për shumë familje këtu dhe gjithë Kosovën.

Ai thotë gjithashtu se “Serbia nuk duhet të lejojë që të humbas ose dikujt t’ia dorëzojë atë që e ka por as të pretendojë ta kthejë atë që në të shkuarën e ka humbur”.  Kjo është shumë e drejtë ngase as Kosova nuk pretendon të ketë asgjë që nuk i takon, ashtu siq nuk është e gatshme të jap asgjë që i takon.   Vetëm kur pranohet realiteti dhe të mos jetohet në ëndrra dhe mite, hapet rruga e progresit dhe integrimit.  Projekti i integrimit në BE është synimi ynë andaj, natyrshëm ai synim nuk mund të arrihet përderisa jetohet në mite dhe me gënjeshtra.

Në këtë mënyrë, me këtë qasje të udhëheqjes shtetërore të Serbisë hapet edhe rruga e intensifikimit të dialogut konstruktiv ndërmjet dy vendeve tona.

SHPËRNDAJE