Befason Rexhep Selimi, kjo është deklarata e tij për arrestimin e Gucatit dhe Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar bastisjet që janë bërë nga hetuesit e Gjykatës Speciales në  zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe arrestimin e kryetarit të kësaj organizate Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Selimi ka thënë se OVL është shndërruar në palën e mesit ku njëra dërgoi dosje dhe tjetra mori ato.

“OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi ‘rrufenë’ e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte”, është shprehur ai në një postim në Twitter.

Hetuesit e Speciales kanë bastisur ditën e premte zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë, ku më pas kanë arrestuar kryetarin Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “frikësim të dëshmitarëve”.

SHPËRNDAJE