Befason Ronaldo, i punon Bales prapa shpinës

Cristiano Ronaldo nuk e dëshiron Gareth Balen në formacionin startues të Real Madridit

Si duket dy yjet e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale janë përçarë mes veti.

Sipas Don Balon, Cristiano Ronaldo nuk e dëshiron Balen në formacionin startues të Real Madridit.

Thuhet se portugezi ka kërkuar nga Zidane që në vend të Bales nga minuta e parë ta inkuadroj Marco Asensio, përcjell Express.

Ronaldo mendon se Bale nuk është në formën e duhur, dhe se duhet ta ngroh bankën rezervë. Thuhet se kjo ‘përçarje’ mund ta shtyjë Balen që gjatë verës së ardhshme të transferohet në Manchester United. /Express/

/

SHPËRNDAJE