Befason Totti: Ky është lojtari më i mirë në planet..!

Francesco Totti ka përshkruar Mohamed Salah si një nga lojtarët më të mirë në botë.

Salah la Roma për Liverpool në një marrëveshje prej 50 milionë euro verën e kaluar dhe ka qenë një zbulesë për Reds, duke shënuar 30 gola në vetëm 36 paraqitje.


“Niveli që po luan në këtë moment, po e bën atë një nga lojtarët më të mirë në botë – dhe mendoj se ai mund dhe do të jetë edhe më i mirë”, tha Totti për faqen zyrtare të Liverpool.

“Unë e njoh atë mirë. Ai është një mik i mirë dhe dëshiron të vazhdojë të përmirësohet, të vazhdojë të përmirësohet si lojtar.

“Ai bën të gjitha gjërat e duhura, ai stërvitet fort, punon shumë, dëgjon trajnerët – kjo është arsyeja pse, aq mirë sa ai po luan për momentin, mendoj se ndoshta ka edhe një nivel më lartë në të”, ka treguar legjenda e Romës./ORAinfo/

SHPËRNDAJE