Bëhet hor Donald Trump, nuk e di se si ndizet mikrofoni

Donald Trump po merr pjesë për herë të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku në krye të agjendës është Koreja Veriore.

Prej se ai e mori detyrën e gjithë bota ka jetuar në frikë se mund të jemi dëshmitarë të luftës nukleare në mes SHBA-së dhe shtetit komunist – nëse Trump ka në dorë butonin e kuq.

Dikush tani edhe mund të thotë se frika ishte e drejtë.

Kjo pasi presidenti amerikan u kap nga kamerat duke shikuar i hutuar teksa provonte të mësojë si të sillet në sallën e OKB-së.

Në një moment, Trump e pyet sekretarin e asamblesë, Antonio Guterres: “Kur është e kuqe, a do të thotë që është e ndalur”, teksa shikonte me habi në monitor. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE