Bëhet thirrje për t’i ndihmuar portierit kosovar, Arben Beqirit: Nesër pritet të bëhen bashkë kapitenët

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës kanë vendosur që t’i dalin në ndihmë portierit, Arben Beqirit.

Portieri i Trepçës ’89 ditë më parë njoftoi se është diagnostifikuar me tumor në lukth dhe tashmë ka nisur kimioterapinë.

Kështu, Bordi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që nesër të mblidhen të gjithë kapitenët e klubeve kosovare dhe të marrin hapat konkret për t’i dalur në ndihmë Arben Beqirit.

Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot më 12 janar 2020, mori vendim që të martën, më 14 janar 2020, në orën 11:45, në ambientin e FFK-së, në sallën e konferencave, të ftojë të gjithë kapitenët e klubeve të futbollit të Kosovës të marrin pjesë në një takim informues në lidhje me hapat konkrete që do të ndërmarrim për t’i dalur në ndihmë shokut dhe kolegut tonë Arben Beqirit.

Portier në klubin futbollistik Trepça ’89, i diagnostifikuar me tumor në lukth. Në këtë takim ftohen edhe mediet e portalet, dashamirët e futbollit dhe shoqëritë tjera që kanë vullnet të mirë për ta përkrahur Arbenin përgjatë kësaj sfide shëndetësore” – thuhet në njoftimin e tyre. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE