Behrami e ndalë Neymarin, kombëtarja e Zvicrës fiton një pikë të madhe ndaj Brazilit (Video)

Brazili dhe Zvicra luajtën baraz 1:1 në ‘Rostov Arena’ në ndeshjen e velfshme për Grupin E

Kombëtarja e Zvicrës fitoi një pikë të madhe në ndeshjen kundër Brazilit, shkruan Periskopi.

Philippe Coutinho shënoi një supergol në minutën e 20-të për t’i dhënë epërsinë Brazilit.

Me të filluar pjesa e dytë Zvicra barazoi rezultatin me anë të Zuber, i cili shënoi me kokë pas një krosimi fantastik të Xherdan Shaqirit nga rivënia e këndit.

Në këtë takim te kombëtarja helvete startuan katër shqiptarët, Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemajli.

Valon Behrami tregoi një paraqitje të madhe për 70 minuta sa ishte në fushë ku në të shumtën e rasteve arriti që ta ndalte me sukses Neymarin.

Në ndeshjen e ardhshme Zvicra luan me Serbinë, ndërsa Brazili me Kosta Rikën.

SHPËRNDAJE