Bëhuni gati për borë, ja çfarë parashikon moti për ditën e nesërme

Temperaturat e ftohta e reshjet e shiut tashmë janë prezente në territoret e Shqipërisë.

Por prej dy ditësh kishim një rritje të lehtë temperaturash dhe reshjet e shiut u pakësuan.

Por nesër ndryshon çdo gjë. Sipas meteoAlb të dielën, vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore. Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në veri dhe lindje të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.

SHPËRNDAJE