Behxhet Pacolli sjell një superlajm nga politika e jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në Forumin 2015 ku u diskutua për spektrin e politikave të BE-së ndaj Kosovës, tha se shteti afrikan Guinea Bissau nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Njohja e Guinea Bissau nuk është tërhequr, Kosova është njohur në vitin 2010 me një notë verbale nga presidenti që nuk jeton më”, tha Pacolli.

Ministri i Jashtëm më tutje tregoi se në janar të vitit të ardhshëm Kosova do të ketë marrëdhënie diplomatike me këtë shtet.

“Dje e kemi vizituar presidentin e Guinea Bisau dhe prej janarit do të kemi marrëdhënie diplomatike me Guinea Bissau”, ka potencuar Pacolli.

Në mesin e muajit nëntor ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq pati njoftuar se ka pasur një komunikim me kryeministrin e Guinea Bissaus dhe ka marrë lajmin se ky shtet i Afrikës e ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.

Pacolli tha në forum se ka pasur tendenca që njohjet të tërhiqen edhe pse Kosova zyrtarisht nuk ka marrë asnjë njoftim. /kallxo.com/\

SHPËRNDAJE