Bekim Haxhiu: Çfarë po ndodh në QKUK?

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas rrethimit të QKUK-së nga forcat policore të Kosovës, shkruan Veriu.Info

Në një reagim në Facebook, ka pyetur çfarë po ndodh në oborrin e QKUK-së dhe pse aty ndodhet Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se kryeministri Hoti dhe Ministri Zemaj duhet të japin shpjegime në lidhje me këtë.

Haxhiu ka thënë se Qeveria duhet të jap shpjegime çfarë i shkaktoi vdekjet e përnjëhershme të pacientëve.

Ndryshe, më herët u raportua se gjatë natës kanë vdekur edhe katër persona të infektuar me COVID-19. Ndërkaq, sot pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e QKUK-së. /Veriu.Info

Postimi i plotë:

Çfarë po ndhodh në QKUK-së?

Çfarë po kërkon policia e Kosovës në Kliniken Infektive, pse është numër aq i madh i policëve në oborrin e Klinikës?
Ku është kryeministri Hoti, po ministri Zemaj ka ndodhet?

Përse nuk dalin të na informojnë çfarë po ndodhë?
Kryeministri paska dalë nëpër arat e Kosovës me pa si po shkon puna e korrjes së grurit, a nuk do të duhej të ishin të QKUK-ja për të informuar qytetarët për gjendjen alarmante të rritjes së numrit të të prekurve me coronavirus?

Vetëm dje 8 të vdekur dhe gati 200 të infektuar ndërsa gjatë natës paskan vdekur edhe 5 pacientë dhe as edhe një prononcim nga Hoti e Zemaj?

Çfarë i shkaktoi vdekjët e përnihershme të pacientëve, po kërkojmë sqarim për çfarë bëhet fjalë?
Lerini takimet nëpër ara e qendra tjera merreni situatën në menaxhim duke ashpërsuar masat sa nuk është bërë shumë vonë.

SHPËRNDAJE