Bekim Haxhiu, deputeti që ka organizuar në Parlament debatin e parë për zhvillimin e sportit

Sot po mburremi me sportistët tanë, por kush është deputeti qe organizoj debatin e parë në Parlamentin e Kosovës për zhvillim te sportit? Ai është deputeti sportdashës Bekim Haxhiu, i cili për 10 vite ishte edhe nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Tani kur sporti në Kosovë sot ka marrë rrugën e zhvillimit të tij, ku të gjithë qytetarët dhe politikanën po mburren me sportistët tanë, por nuk ishte e largët koha kur sporti ishte në pikën më të ulët dhe akush nuk përkujdesej për sportistët.

Por është vetem një politikan aktual që organizoj debatin e parë për sportin, ai është deputeti Bekim Haxhiu i cili në vazhdimësi ka punuar për sportin. Haxhiu ishte një nga bashkëpunorët më të ngushtë të legjendës Fadil Vokrri, duke qenë për shumë vite nënkryetar i tij.

Bekim Haxhiu ishte ai që e ktheu Fadil Vokrrin nga Franca për ta bërë kryetar të FFK-së.

Bekim Haxhiu që në këto zgjedhjet kandidon për të katërtën herë për deputet me numrin 109, së bashku me Fadil Vokrrin Eroll Salihun, Agim Ademin dhe KE të FFK-së punuan për antarësimin e futbollit kosovar në UEFA dhe FIFA.

Debatin e parë për sportin deputeti Bekim Haxhiu e organizoj në Kuvendin e Kosovës me 21.02.2013. Pas kembguljes dhe insistimit të Bekim Haxhiut, Kuvendi i Kosovës me 27.06.2019 arriti të votoj dhe harmonizoj Ligjin per Spozorizime amendamentin 5 të deputetit Bekim Haxhiu, i cili i jep zhvillim sportit në Kosovë./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE