Bekim Haxhiu: Entuziazmi në Skenderaj, Vushtrri dhe Mitrovicë garanton fitoren

Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë se fitorja e koalicionit PDK-AAK-NISMA do të jetë bindëse dhe në funksion të fuqizimit të shtetësisë së Kosovës.

Haxhiu beson se fitorja e PDK-së do të mundësoj themelimim e Ushtrisë së Kosovës dhe zhvillimin ekonimik, shkruan Veriu.info.

Ja postimi i Bekim Haxhiut në Facebook:

Fillimi i Ri dhe entuziazmi në Skenderaj, Vushtrri dhe Mitrovicë garanton fitoren e 11 qershorit.

Fitorja bindëse e koalicionit  të madh #12PDKAAKNISMA, do të jetë  fitore për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës, për fuqizim të vendim marrjës në institucione,  për themelimin e USHTRISË së Kosovës,  për fuqizim të zhvillimit ekonomik të vendit,  për arsim më cilësor dhe shërbime  shëndetësore kualitative.

Faleminderit qytetarëve të Skenderajt  për mbështetjen.

#12PDK#109BekimHaxhiu

SHPËRNDAJE