Bekim Haxhiu – Kamishi duke e shëruar Bekim Shytin e plagosur (Foto e rrallë)

Bekim Shyti njihet si njëri prej luftëtarëve që ka luftuar më së shumti, në betejat e UÇK-së me forcat pushtuese serbe. Shyti gjatë luftës ishte komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së në Brigadën 142 të Zonës Operative të Shalës.

Ai ishte i plagosur disa herë gjatë luftës, derisa gazeta online Veriu.info ka siguruar ekskluzivisht një fotografi gjatë momenteve kritike për jetën e tij, ku shihet duke u mjekuar pas plagosjes në front me forcat serbe.

Në këtë foto të rrallë shihet Bekim Haxhiu – Kamishi, i cili në atë kohë ishte student i vitit të katërt të mjekësisë, duke i ofruar ndihmën e parë Bekim Shytit të plagosur.

Plagosja e Shytit kishte ndodhur në mars të vitit 1999, ndërkohë që Bekim Haxhiu – Kamishi ishte ai i cili me udhëtarët e njësisë së tij kishin shkuar në ndihmë në Oshlan të Vushtrrisë.

Është i njohur fakti se dy ‘Bekimat’ kanë pasur afërsi gjatë luftës, gjë të cilën e kanë ndihmuar edhe lidhja territorial mes Oshlanit dhe Tërrnavcit, ku kanë bashkëpunuar në shumë raste. Miqësia e Bekim Shytit dhe Bekim Haxhiut vazhdon edhe në ditët e sotme, shkruan Veriu.info.

Ndryshe, Bekim Haxhiu – Kamishi ka qenë komandant i kompanisë në Brigadën 114 ‘Fehmi Lladrovci’ në Zonën Operative të Drenicës, e cila kishte arritur që mes fshatrave Koprivë, Broboniq, Tërrnavc, Klinë e Epërme dhe Kuqicë të mbrojë rreth 30 mijë civilë shqiptarë të strehuar në malet e ‘Brusit’ dhe ‘Leskës’ në periudhën mars-qershor 1999, të cilët kishin ikur nga Mitrovica dhe fshatrat rreth saj, si pasojë e luftës dhe terrorit që ushtronin forcat pushtuese serbe.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE