Bekim Haxhiu kërkon masa ndëshkuse ndaj atyre që nuk po respektojnë Lgjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së të riut Valon Berisha, që ndodhi një ditë më parë dhe lëndimin e katër punëtorëve tjerë që ndodhi sot në rafinerinë e naftës në Fushë-Kosovë, duke thënë se Ligji i Punës kërkon jo vetëm përgjegjësi por edhe ndëshkim të atyre që nuk po respektojnë Lgjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. 

Haxhiu, ka thënë se masa ndëshkuese dhe marrje në përgjegjësi duhet të ketë edhe ndaj përgjegjēsve institucional që nuk kanë ndërmarrë masat e duhura për respektim të plotë të ligjit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe të jetēs së të punësuarëve në të gjithë sektorët në Kosovë.

Për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Inspektoratin e Punës dhe Komunat e Kosovës po e postoj Ligjin NR. 04/L-161 PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË, të cilin ata nuk janë duke e zbatuar dhe për pasojë po kemi raste të rënda të lëndimeve dhe vdekjeve në punë”, u shpreh ai përmes një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Postimi i plotë i publikuar pa ndërhyrje:

Siguria në punë, çka përbën për jetën e njeriut?

Në mandatin e kaluar në debatin për të drejtat e puntorëve kam kërkuar zbatim të Ligjit NR. 04/L-161 PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË dhe Ligjit të Punës Nr. 03/L-212.

Rasti i vdekjës së të riut Valon Berisha dhe lëndimi sot edhe i katër puntorëve të tjerë në vendin e tyre të punës, kërkon jo vetëm përgjegjēsi por edhe ndëshkim të atyre që nuk po respektojnë Lgjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë .

Masa ndëshkuese dhe marrje në përgjegjësi duhet të ketë edhe ndaj përgjegjēsve institucional që nuk kanë ndërmarrë masat e duhura për respektim të plotë të ligjit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe të jetēs së të punësuarëve në të gjithë sektorët në Kosovë.

Për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Inspektoratin e Punës dhe Komunat e Kosovës po e postoj Ligjin NR. 04/L-161 PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË, të cilin ata nuk janë duke e zbatuar dhe për pasojë po kemi raste të rënda të lëndimeve dhe vdekjeve në punë.

SHPËRNDAJE