Bekim Haxhiu kërkon miratimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës para shpërbërjes së Kuvendit

Për shkak të kushteve të rënda të punës dhe mungesës së sigurisë në punë, shumë punëtorë vitet e fundit kanë humbur jetën e tyre në vendin e punës, shkruan gazeta online veriu.info

Një rast i tillë ka ndodhur në Mitrovicë ku një minator i ri ka humbur jetën pas disa komplikimeve shëndetësore.

Shqetësimi për këtë ka shprehur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka ngritur në Kuvendin e Kosovës çështjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve dhe kushtet e rënda të punës.

Madje ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovë që para shpërbërjes të votojë Ligjin për Inspektoratin e Punës. i cili ka kaluar të gjitha procedurat parlamentare.

Përmes këtij ligji do t’iu jepen më shumë kompetenca inspektorëve të punës, ku ata do të profilizohen dhe profesionalizohen, por edhe vetë Inspektorati i Punës parashihet të ketë ndryshime substanciale dhe rritje të kapaciteteve funksionale e profesionale.

Haxhiu në mënyrë të veçantë i është drejtuar Drejtorit të ndërmarrjes Trepça, i cili më herët ka qenë kryeinspektor i punës që të merr masa urgjente për përmirësimin e kushteve të punës në ‘Trepçë’.

Në fund Haxhiu ka shprehur ngushëllime për familjen e minatorit Lum Arifi.

Ky është shkrimi i plotë i Haxhiut:

SHPËRNDAJE