Bekim Haxhiu kërkon unitet për fazën finale të dialogut me Serbinë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu konsideron se është momenti i fundit që spektri politik të bashkohet për fazën finale të dialogut me Serbinë, të krijohet uniteti dhe konsensusi i domosdoshëm.

Me krijimin e Ekipit Negociator nga ana e Qeverisë, sipas Haxhiut mbetet që opozita të bëjë hapa përpara drejt krijimit të unitetit, të reflektoj dhe të caktoj ekipin e saj për dialogun, dhe pastaj së bashku me shoqërinë civile dhe botën akademike të krijohet Ekipi i Unitetit, në krye te të cilit e kishte proopzuar kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin.

“Kur diskutuam në paralament për dialogun me Serbinë, kam propozuar Bekim Jasharin për udhëheqes te ekipit te unitetit me qëllim të krijimi të unitetit dhe konsensusit që është i domosdoshëm në këto momente të rëndësishme për vendin”, tha Haxhiu.

Ai tutje e ka quajtur fatkeqësi që gjatë diskutimeve për tema të mëdha të interesit kombëtar nuk po arrihet një vendim i përbashkët për zgjidhjen me të mirë.

“Për fat të keq edhe ne këtë fazë finale të dialogut me Serbinë si spektër politik shqipëtar nuk po arrijmë të krijojmë unitetin e domosdoshëm, por përkundrazi kanë vazhduar polarizimet dhe zhuramat tipike elektorale që nuk prodhuan asnjë të mirë për vendin. Prandaj ftoj gjithë spektrin politik për unitet që të bashkuat të shkojmë në fazën finale të dialogut me Serbinë. Të punojmë të bashkuar për të ardhmen e vendit”, tha Haxhiu.

SHPËRNDAJE