Bekim Haxhiu: Komandant ADEM, amaneti yt sot u kry

Çdo hap drejt lirisë së popullit shqiptar, krijimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës lidhet me sakrificën dhe madhështinë e veprës së Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëve të kombit që lanë amanet ushtrinë e Kosovës.

Ditën e sotme të votimit të ligjeve për transformimin e FSK-së deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka lidhur me sakrificën shekullore të popullit shqiptar për të arritur në këtë moment që edhe Kosova ta ketë ushtrinë e saj, njofton gazeta online Veriu.info

Haxhiu pikërisht në këtë ditë përulet më mirënjohje para figurës së komandatit legjendar, Adem Jashari, i cili dha shembullin se si duhet atdheu.

Ky moment i rëndësishëm për historinë e shtetit të Kosovës nuk mund të kalojë sipas Haxhiut pa kujtuar edhe komandantin Mujë Krasniqi dhe 40 ushtarë të UÇK-së ranë në altarinë e lirisë, për Kosovën shtet e me Ushtri.

Ky është statusi i plotë i Bekim Haxhiut në rrjetin social facebook:

Komandant ADEM, amaneti yt dhe gjithë dëshmorëve e martirëve sot u kry. Kosova u bë me USHTRI, ëndërr e jotja dhe e të gjithë shqiptarëve.
Por, TY në veçanti të përulemi sot me mirënjohje që dhe shembullin e madh se sa dhe si duhet atdheu. Falë sakrificës tënde me familje dhe të gjithë të rënëve për liri, gjakut të derdhur të shqiptarëve të pafajshëm na çmuan sakrificën dhe na deshën edhe aleatët e na ndihmuan.

Pikërisht me 14 dhjetor 1998 komandant Mujë Krasniqi dhe 40 ushtarë të UÇK-së ranë në altarinë e lirisë, për Kosovën shtet e me Ushtri.
Sot u kurorzua amaneti I të gjithë të rënëve për liri. Faleminderit SHBA!
Nga sot jemi edhe më të fortë , edhe më të sigurtë. Na takon të gjithëve si institucione por edhe si shoqëri që të përkujdesemi për Ushtrinë tonë dhe ta ndihmojmë atë.
Urime pjestarë të FSK-së transformimi në Ushtri të Kosovës!
Me fat misioni i ri!
Ne besojmë ne JU, në forcën dhe dijen Tuaj!
Urime bashkëluftetarë!
Urime Kosovë!