Bekim Haxhiu: Libri i Del Pontes është sponsorizuar nga Serbia dhe disa shqipfolës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur rreth Gjykatës Speciale duke aluduar në aktakuzat ndaj Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Veriu.Info

Ai ka kujtuar se ka qenë në vitin e 4-të të fakultetit të Mjekësisë kur i është bashkangjitur UÇK-së dhe se këtë nuk e ka bërë për pasuri por për liri, duke e lidhur këtë me atë se, sipas tij, pas lufte ka pasur tendenca për njollosjen e UÇK-së dhe udhëheqësisë saj.

“Tendenca e pasluftës ka qenë që Ushtria Çlirimtare të njolloset, që lidershipi i saj të akuzohet, vetëm për t’ua zënë vendin”, ka thënë deputeti Haxhiu.

Tutje, ai ka akuzuar deputetë të VV-së duke thënë se kanë sponsorizuar raporte anti-UÇK dhe raporte anti-Kosovës.

“Gjykata Speciale ka ardhë si produkt i disa ish-deputetëve të juaj që kanë sponsorizuar raporte anti-UÇK dhe anti-Kosovë dhe janë paguar nga kontot private të atyre që kanë punuar raporte të tilla”, ka thënë Haxhiu.

Tutje ai ka thënë se libri i Del Pontes, raporti i Martyt janë sponsorizuar nga shërbimi sekret serb dhe disa shqipfolës me qëllim që UÇK të gjykohet nga gjyqtarët rusë. /Veriu.Info

Deputeti Bekim Haxhiu: "Libri i Del Pontes është sponsorizuar nga Serbia dhe disa shqipëfolës”

Deputeti Bekim Haxhiu: "Libri i Del Pontes është sponsorizuar nga Serbia dhe disa shqipëfolës”

Publiée par Partia Demokratike e Kosovës – PDK sur Jeudi 9 juillet 2020

SHPËRNDAJE