Bekim Haxhiu: LVV e LDK mbyllën shkolla e hapen kazino në brezin kufitar me Serbinë!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e PDK-së ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës ku sipas tij koalicioni i shpresës doli të jetë koalicioni i kazinove, kontrabandës e mashtrimit, që në brezin kufitar me Serbinë mbylli shkollat e hapi kazinot, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Aksioni në Karaçevë sipas deputetit Haxhiu erdhi pas përplasjes që patën Rexhep Selimi dhe Agim Veliu, ndryshe puna e kazinove do të vazhdonte të lulëzonte.

“Sikur LVV e LDK të mos përplaseshin mes vete për “mustaqe e pafytyrësi”, sigurisht se puna e kazionove në Karaçevë do të vazhdonte pa pengesë, ashtu siç funksionuan deri më tani në Qeverin Kurti e Hoti për muaj të tërë.
Pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, Karaçeva është shndërruar në oazë të krimit, bixhozit e kontrabandës.
Komuna e Dardanës/Kamenicës që udhëhiqet nga kryetari Qendron Kastrati, i cili fitoj votat si kandidat i LVV për kryetar Komune, në brezin kufitar me Serbinë ka mbyllur shkollat dhe njëkohësisht nuk ka ndaluar ndërtimin dhe funksionimin e Kazinove në fshatin Karaqevë”.

Postimi i plotë në facebook:

LVV e LDK mbyllën shkolla e hapen kazino në brezin kufitar me Serbinë!

Para zgjedhjeve LVV e LDK vet proklamoheshin si “koalicioni i shpresës”, ndërsa pas zgjedhjeve doli te jetë koalicion i kazinove, kontrabandës e mashtrimit, që në brezin kufitar me Serbinë mbylli shkollat e hapi kazinot.

Aksioni i Policisë së Kosovës në Karaçevë menjëherë pas interpelances se Ministrit Agim Veliu në Kuvendin e Kosovës, argumenton më së miri se prapa kazinove në Karaçevë ka qendruar klasa politike e lidhur me pushtetin e pas 6 Tetorit 2019.

Sikur LVV e LDK të mos përplaseshin mes vete për “mustaqe e pafytyrësi”, sigurisht se puna e kazionove në Karaçevë do të vazhdonte pa pengesë, ashtu siç funksionuan deri më tani në Qeverin Kurti e Hoti për muaj të tërë.
Pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, Karaçeva është shndërruar në oazë të krimit, bixhozit e kontrabandës.
Komuna e Dardanës/Kamenicës që udhëhiqet nga kryetari Qendron Kastrati, i cili fitoj votat si kandidat i LVV për kryetar Komune, në brezin kufitar me Serbinë ka mbyllur shkollat dhe njëkohësisht nuk ka ndaluar ndërtimin dhe funksionimin e Kazinove në fshatin Karaqevë.
Qytetarët duan ta dinë:

– Pse pasi fitoj LVV në Dardanë/Kamenicë dhe në nivel të Kosovës, lulëzuan kazionot në fshatin Karaçevë që ndodhet në brezin kufitar me Serbinë?

– Pse komuna e Dardanës/Kamenicës lejoj mbylljen e shkollave në brezin kufitar me Serbinë dhe nuk ndaloj ndërtimin e Kazinove në Karaçevë?

– Objektet e kazinove atje nuk u ndërtuan brenda natës, pse nuk pat reagim të institucioneve lokale e as qendrore?

– Funksionimi i kazinove në Karaçevë ishte i njohur për të gjithë, atëherë pse Qeveria Kurti dhe Hoti lejuan funksionimin e tyre pa pengesë gjatë kësaj kohe!?

LVV e LDK mbyllën shkolla e hapen kazino në brezin kufitar me Serbinë!Para zgjedhjeve LVV e LDK vet proklamoheshin…

Publiée par Bekim Haxhiu sur Dimanche 20 septembre 2020

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE