Bekim Haxhiu mbledh nënshkrimet për Ligjin për Sponzorizime, Driton Kuka e falenderon

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka arritur që t’i mbledh nënshkrimet e nevojshme për rikthimin në votim të Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe votimin e amendamentit 5 të propozuar nga ai që mundëson harmonizimin me Ligjin për Sponsorizime dhe funksionalizimin e tij.

Kjo iniciativë ligjore e nisur nga Bekim Haxhiu ish kërkuar dhe përshëndetur nga të gjitha klubet sportive dhe sportistët, pasi që do të krijonte lehtësira për investimet e kompanive në klube sportive dhe si rezultat do të kemi ngritjen e cilësisë së sportit, transmeton Veriu.info

Iniciativën e Bekim Haxhiut e ka mbështetur dhe përshendetur Driton Kuka, trajner i xhudistet Majlinda Kelmendi.

Kjo iniciativë ligjore e Haxhiut nuk ishte përkrahur në dy seancat e kaluara nga disa deputetë opozitar të LDK-së dhe VV-së, të cilët nuk merrnin pjesë në votim, përderisa deputeti i AAK-së, Blerim Kuqi kishte votuar kundër.

Ja postmi i Bekim Haxhiut:

Të enjten me 27.06.2019, në ora 10:00 rikthehet në votim Projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe votimi i amendamentit 5 të propozuar nga unë që mundëson harmonizimin me Ligjin për Sponsorizime dhe funksionalizimin e tij.

Sot u siguruan 51 nënshkrime për thirrje të seancës së jashtëzakonshme, prandaj kërkoj mirëkuptimin e kolegëve deputetë që të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë për zhvillim të sportit, për të mirën e sportistëve tanë të cilët çdo ditë po na bëjnë krenarë.

P.S.
Kërkesa e protokolura me 51 nënshkrime të deputetëve.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE