Bekim Haxhiu me mesazh emocionues për Trepça ’89

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se sonte Trepça 89 do të shënoj njê hap historik për futbollin e Kosovës me rastin e ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve l

Haxhiu ka porositur djelmoshat e Trepçës 89 që sonte të luajnë jo vetëm për vete dhe klubin e tyre, por për të gjithë futbollistët që ranë në vijat e frontit në luftën e lavdishme çlirimtare, transmeton Veriu.info.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Pas një izolimi mbi 26 vjeçar , ekipi i Trepçës’89  sonte shënon një hapte madh historik për futbollin e Kosovës, fillon garën e shumë ëndërruar në arenën ndërkombētare  në kualifikimet për  Ligën e Kampionëve .

Që futbolli ynë të jetë pjesë e familjes së futbollit europian dhe botëror është dashur shumë punë, përkushtim, vendosmëri dhe sakrificë. Ju djelmoshat e Trepça’89 ,sonte luani jo vetëm për vete dhe klubin tuaj , por për të gjithë ata futbollistë që ranë në vijat e frontit , në luftën e lavdishme çlirimtare.

Sonte luani për të gjithë ata heronjë që e mbajtën dhe e zhvilluan futbollin tonë, edhe pse ishim të izoluar.
Sonte ju jeni heronjtë tanë.
Bëjeni këtë në fushë, dëshmojeni që na izoluan padrejtësisht!

Me fat!
Suksese!

SHPËRNDAJE