Bekim Haxhiu merr përkrahje të madhe në Vushtrri, Obiliq e Prekaz (Foto)

Partia Demokratike e Kosovës sot në ditën e hapjes së fushatës zgjedhore ka zhvilluar një varg aktivitetesh nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës.

Në këto takime si zakonisht përkrahje të madhe ma marrë kandidati për deputet Bekik Haxhiu, i cili njihet si politikan që iu qendron pranë në çdo kohë qytetarëve, edhe pas perfundimit të zgjedhjeve, gjë të cilën nuk e bëjnë shumica absolute e politikanëve.

Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se sot ka pasur takime në Obiliq, Vushtrri dhe në fund në Prekazin heroik.

“Takime me miq e shokë në Obiliq dhe Vushtrri. Takimin për sot e përfunduam në Prekazin heroik, me kang dhe sharki.

Kudo që shkoj, e gjej përkrahjen për projektin e kryeministrit ne ardhje z. Kadri Veselit dhe vlersim të punēs time si deputet”, ka shkruar Bekim Haxhiu.

SHPËRNDAJE