Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka marrë pjesë në zbulimin e lapidarit të luftëtarëve Kamer Sejdi Loshi dhe Murat Sadri Loshi në Pemishtë të Skenderajt.
Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut në Facebook:
Sot, në fshatin Pemishtë të Skenderajt u bë zbulimi i lapidarit të luftëtarëve Kamer Sejdi Loshi dhe Murat Sadri Loshi.
Trimëritë e heronjëve tanë ndër shekuj të përcjellura brez pas brezi ishin udhërrefyese për shumë patriotë dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që realizoi ëndrrën shekullore të shqiptarëve, lirinë dhe formimin e shtetit të Kosovës
Të tilla ishin edhe heroizmat e Kamer e Murat Loshit të cilët sot Pemishta, Skenderaj dhe Kosova i nderoi me ngritjen e lapidarit.
Kryetarët Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, deputeti Zijadin Sela, Gjeneral Nuredin Lushtaku, përfaqësues institucional, artistë dhe mijra qytetarë nga mbarë trojet shqiptare sot në Pemishtë nderuan dhe lartësuan veprën e Kamer e Murat Loshit.
Mirënjohje dhe respekt për Këshillin Organizativ dhe Komunen e Skenderajt që mundësuan këtë tubim madhështorë.
Lavdi e përjetshme heronjëve tanë!