Bekim Haxhiu: Nuk do ta votoj buxhetin nëse nuk rriten pagat për të gjithë profesionistët shëndetësorë

Dje deputetët e Kuvendit të Kosovës diskutuan mbi rishikimin e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, kritikoi ashpër deputetët e dy partive, LDK dhe VV, duke thënë se ishin pikërisht këto dy parti që para disa muajsh përgatitën dhe votuan këtë buxhet kurse sot nuk pajtohen pikërisht mbi të.

Deputeti Haxhiu në fjalimin e tij e bëri të qartë se ai di deputet nuk do të votoj rishikimin e buxhetit për vitin 2020 në rast se në të nuk përfshihet rritja e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë.

Ai kërkoi që qeveria e Kosovës përmes një vendimi të rrit pagat për profesionistët shëndetësorë ashtu sic parashihej në Ligjin për Paga duke përfshirë edhe rritjen e pagave sipas kërkesës së infermierëve dhe mamive. Gjithashtu në rritje të pageve të përfshihen të gjitha kategoritë që po përballen çdo ditë në betejën me pandeminë.

Më posht ndiqni fjalimine plotë të deputetit Haxhiu në Kuvendin e Kosovës:

Deputeti Bekim Haxhiu "Të njetit deputetë që 4 muaj më parë e lavdëruan buxhetin sot po e kritikojnë"

Deputeti Bekim Haxhiu:"Të njetit deputetë që 4 muaj më parë e lavdëruan buxhetin sot po e kritikojnë"

Publiée par Partia Demokratike e Kosovës – PDK sur Vendredi 10 juillet 2020

SHPËRNDAJE