Bekim Haxhiu: PDK ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e shtetit të Kosovës

Sot, PDK-ja ka organizuar një koktej rasti në 20 vjetorin e themelimit të partisë, ku morën pjesë qindra përfaqësues të strukturave të PDK-së të prirë nga kryetari Kadri Veseli.

Përkitazi me 20 vjetorin e themelimit të partisë, deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, thotë se PDK-ja është parti e cila ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e shtetit të Kosovës, duke filluar nga lufta për liri e pavarësi deri te ndërtimi i një shteti të pastër demomratik, transmeton Veriu.info

Ja postimi i Bekim Haxhiut:

Urime 20 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës!

Sot, Partia Demokratike e Kosovës shënoi 20 vjetorin e themelimit të saj, ku së bashku me kryetarin Kadri Veseli, me shumë aktivistë dhe kontribues të saj kujtuam rrugëtimin tonë shumëvjeçar, që u përcoll me shumë sfida, sakrifica dhe suksese të përbashkëta.

Partia Demokratike e Kosovës është parti e cila ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e shtetit të Kosovës, duke filluar nga lufta për liri e pavarësi deri te ndërtimi i një shteti të pastër demomratik.

Partia Demokratike e Kosovës për shumë vite ka qenë dhe është faktor kryesor në skenën politike të Kosovës, e cila ka ruajtur stabilitetin politik në vend, duke ndërtuar institucione stabile dhe të qendrueshme.
Infrastruktura moderne, trajtimi i dinjitetshëm për punëtorët e arsimit, policinë e Kosovës, punëtorët e shëndetësisë, zjarfikësit, pensionistët, nuk do të ishte i mundur pa kontributin kryesor të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të saj të ndershëm, të cilët kanë qeverisur me vendin.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet faktor kryesor në ruajtjen e stabilitetit të shtetit tonë, gjithmonë duke ruajtur partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian.

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së,

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit ka treguar një kulturë të lartë politike, gjithmone duke u thirrur në ruajtjen e vlerave të larta demomratike për shtetin dhe në instalimin e një standardi të ri në skenën politike të Kosovës, duke u distancuar nga politikat regresive dhe shkatrruesve të drejtesisë.

Prandaj, ne, së bashku në këtë 20-vjetor, duhet të ndihemi të fortë si kurdoherë më parë që të bashkohemi rreth idealit dhe programit politik të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kryetarit Kadri Veseli për të bërë një opozitë konstruktive, e cila do të mbështetet në kritikën alternative e cila ofron zgjidhje për problemet e ndryshme brenda shoqërisë.

Gjithashtu, dua t’i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, simpatizantëve dhe dashamirësve të saj, që së bashku të kontribuojmë në ruajtjen e vlerave demomratike për të cilat kontribuan shumë gjenerata. Mos ta lejojmë askënd që ta ngulfas frymën demokratike, e cila mbizotëron brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke e falënderuar secilin anëtar për përkrahjen në këto zgjedhje, dua t’i uroj të gjitha strukturat, anëtarët dhe mbështetësit, në veçanti themeluesit, për 20-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Na priftë e mbara së bashku, në bërjen e një opozite demokratike dhe konstruktive!

Urime 20 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës! Sot, Partia Demokratike e Kosovës shënoi 20 vjetorin…

Publiée par Bekim Haxhiu sur Vendredi 11 octobre 2019

SHPËRNDAJE