Bekim Haxhiu vizitoi familjen vushtrriase që i ndihmoi për ndërtimin e shtëpisë pas djegies nga zjarri

Muajin e kaluar familjes së Haradin Dragidellës nga Novolani i Vushtrrisë iu dogj tërësisht shtëpia, ku për pasojë kjo familje mbeti pa kulm mbi kokë.

Mirëpo, që kjo familje të bëhet me shtëpi të re është përkujdesur humanisti Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, i cili ka mbledhur mjete financiare nga disa donatorë, duke përfshirë edhe disa banorë të fshatit, shkruan Veriu.info.

Sot familjen Dragidella e kanë vizituar dy donatorë, deputeti Bekim Haxhiu dhe Afrim Gashi, të cilën në aksionin humanitar kishin dhënë 2 mijë euro.

Ata shikuan nga afër ecurinë e punimeve të shtëpisë, ndërsa familjes Dragidella i dërguan edhe pako ushqimore. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE