Bekim Jashari i demanton raportimet se ka kaluar në PDK, tregon pse mori pjesë në takim me Kadri Veselin

Pas deklarimeve të shumta se dega e PDK-së në Skenderaj po kalon një krizë pas përplasjeve të brendshme sot në këtë komunë ka qëndruar edhe kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, që së bashku me kryetarin e kësaj komune, Bekim Jasharin, kanë takuar strukturat e kësaj dege.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas shkrimit të një portali se kinse ai ka kaluar në PDK duke e mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Ka qenë pikërisht Bekim Jashari i cili si anëtar i familjes Jashari ka përcjellur mesazhin e unfikimit sa herë që kanë nevojë, pavaërsisht që posti i kryetarit që mban sot erdhi pas kandidimit të tij si kandidat i pavarur në Skenderaj, shkruan gazeta online Veriu.info

Kryetari Jashari pavarësisht që nuk i takon PDK-së u ul në mesin e këtyre njerëzve në emër të bashkimit duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim sa herë që ka nevojë për zhvillimin e komunës së Skenderajt.

Ai theksoi që do të vazhdojë të punojë dhe shërbejë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Skenderajt si i pavarur.

Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit në facebook:

Si kryetar i Komunës së Skenderajt, si anëtar i Familjes Jashari dhe si i pavarur që kam garuar në zgjedhjet e fundit, do të të jem gjithmonë i pranishëm aty ku ka bashkim.

Vetëm të bashkuar, ku tejkalojmë intersat e mundshme afatshkurta, mund të ecim përpara drejt realizimit të synimeve tona si shtet dhe si komb.

Kam deklaruar gatishmëri të bashkëpunoj me çdo njeri e secilën parti politike, gjë që i vlerësoj të gjithë për mbështetjen që kanë ofruar për të zhvilluar komunën tonë, dhe kështu i pavarur do të vazhdoj të jem në shërbim të të gjithëve që ia duan të mirën Skenderajt tonë.