Bekim Jasharin po e mbështet PDK, për ta marrë Skenderajn (Foto)

Bekim Jashari kandidat i pavarur për postin e të parit të Skenderajt, përveç përkrahjes zyrtare që ka marrë nga PDK-ja, duket se me ta po zhvillon edhe takime në këtë kohë fushate.

Në këtë fotografi të shpërndarë në rrjete sociale shihet Jashari me deputetin nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiun, si dhe Nuredin Lushtakun-i cili ishte përfolur për kandidat të Skenderajt nga partia e Kadri Veselit-para se kjo të tërhiqej tërësisht nga gara në një nga vendet e njohura si bastion i kësaj partie.

PDK u tërhoq nga gara në shenjë nderimi për Bekim Jasharin i cili vie nga familja heroike e Jasharajve.

Bekim Jashari është djali i Hamëz Jasharit, shkruan Gazeta Metro./Veriu.info

SHPËRNDAJE