Belegu: Kufijtë e Kosovës nuk duhet të diskutohen në dialog

Njerëzit kryesor të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Punë të Evropës, të mërkurën pritet ta vizitojnë Kosovën. Ky delegacion i udhëhequr nga John Erath, kryshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, pritet të takohet me krerët institucionalë.

Për këtë çështje sonte në Pressing po diskutohet me këshilltarët e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

Erold Belegu, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar për dialog, por sipas tij nuk mund të flitet në dialog për çështje të brendshme të Kosovës.

“Kryeministri dëshiron dialog. Ai është i interesuar që të vazhdohet me dialogun. Por, ne si qeveri themi se çështjet e brendshme të Kosovës nuk duhet të diskutohet. Nuk mund  të flitet për territor e kufijtë të shtetit. Serbia tash po kërkon edhe heqjen e taksës. Ne nuk mund të plotësojmë çdo dëshirë të tyre”, ka thënë Belegu.

SHPËRNDAJE