Bëni kujdes: Gërmia plot gjarpërinj

Numri i gjarpërinjve, të paktën sipas qytetarëve, është shpeshtuar javëve të fundit në pjesën me të gjelbëruar të Prishtinës. Te vendi i quajtur ‘Te Koshat;, qytetarët kanë thënë se hasin shpesh në gjarpinj që rrinë nëpër gurë e drunj.

“Shohim gjarpinj nëpër dru, nëpër rreze, shpatina ku ka gurë të shumtë”, ka thënë qytetari për Klan Kosova.

“Kam pa këtu në këtë pjesën nëpër mal, dhe tash po frikohemi me hy nëpër mal”, ka thënë një qytetar.

Profesori i Biologjisë, Daut Rexhepaj ka thënë se në qoftë se i afrohemi gjarprit ky ka mundësi të kërcejë për të kafshuar, në gjymtyrë, duar, këmbë dhe gjoks.

“Në qoftë se i afrohemi gjarprit ky ka mundësi të kërcejë për të kafshuar, në gjymtyrë, duar, këmbë dhe gjoks”, ka thënë profesori.

Edhe Periskopi pati raportuar për këtë çështje.

Shih videon e bërë në Germi: 

 

SHPËRNDAJE