Benzema më efikas se Messi, Ronaldo dhe Suarez

Që prej largimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në verën e vitit 2018, Karim Benzema është duke shkëlqyer para portës.

Ai i shënoi 30 gola sezonin e kaluar, menjëherë pas largimit të Ronaldos, dhe e ka nisur sezonin e ri 2019/20 po aq mirë.

Sulmuesi francez i ka shënuar 11 gola në të gjitha garat në këtë fillim sezon, në përpjekje për ta barazuar numrin e golave të shënuara sezonin e kaluar.

Më efikas se Messi dhe Ronaldo

Që prej largimit të Ronaldos më 2018, vetëm tre lojtarë në Evropë kanë shënuar më shumë gola se Benzema: Robert Lewandowski (63 gola), Lionel Messi (60) dhe Kylian Mbappe (47).

Por 41 golat e Benzemas janë edhe më mbresëlënëse duke qenë se ai ia ka shënuar ato nga vetëm 97 goditje, apo 2.3 goditje për ndeshje, më pak se Messi (2.5), Luis Suarez (2.8) dhe Cristiano (3.2).

Vetëm Lewandowski ka bërë më mirë se Benzema, i cili e ka nga 1.95 goditje për ndeshje. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE