Beogradi nuk i bindet SHBA’së në raport me Kosovën

Beogradi do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të SHBA’së.

Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtete e Quintit. SHBA, Anglia, Franca dhe disa vende të tjera kërkuan prej Kosovës të heqë taksën ndaj Serbisë, ndërsa paralajmërime të forta iu përcollën edhe Beogradit zyrtar. Serbisë iu kërkua të ndalojë fushatën kundër Kosovës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë.

Këtë urdhër duket se nuk e ka dëgjuar Serbia. Kjo pasi që Ivica Dacic ka vazhduar me avazin e vjetër një ditë pasi u dhanë paralajmërimet. Dacic shpërfill paralajmërimet e shteteve të Quintit, thotë se do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës. Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtete e Quintit. Kosovës iu kërkuar tërheqja e taksës dhe rifillimi i dialogut, ndërsa Serbisë të ndaloj fushatën kundër Kosovës për tërheqjen e njohjeve.

Por duket se këto paralajmërime kanë shkuar në ‘vesh të shurdhur’ në Beograd. Kjo pasi që Ivica Dacic ka vazhduar me avazin e vjetër një ditë pasi u dhanë paralajmërimet. Diplomati serb për ‘Blicin’ serb ka thënë se këto paralajmërime nuk janë asgjë e re.

“Prishtina nuk do ta heq taksë. Deri sa të mbarojnë zgjedhjet atje nuk do të ketë asgjë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Ivica Dacic, thotë se Beogardi do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës dhe të parandalojë hyrjen e saj në Interpol dhe UNESCO./gazetametro.net

SHPËRNDAJE