Beqiri: Të gatshëm për zgjedhjet e reja ku LDK do të jetë fituese

Sot, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës vizituan strukturat e degës së saj në Deçan.

Diskutimi i takimit, i cili u përqendrua në çështjet aktuale dhe qëndrimet e LDK-së u hap nga kryetari i degës Jeton Mushkolaj, përcjellë lajmi.net.

Sipas njoftimit të dërguar për media, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Ismet Beqiri, kërkoi mobilizim nga dega për zgjedhjet e reja nacionale, që sipas Beqirit LDK-në do ta nxjerrin fituese.

Gjatë takimit, dega kërkoi mbështetje nga qendra për shkak të specifikave të veçanta të Deçanit.

Njoftimi i plotë:

Sot, kryesia e LDK-së bashkëbiseduan me strukturat e degës së LDK-së në Deçan.



Takimin e hapi kryetari i kësaj dege, z. Jeton Mushkolaj, për t’i përshëndetur të pranishmit dhe për të hapur diskutimin për çështjet aktuale, qëndrimet dhe veprimet e LDK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri falenderoj degën për angazhimin dhe kontributin e të gjithë veprimtarëve të LDK-së, pavarësisht specifikave të Deçanit.

Beqiri vazhdimisht, edhe në këtë takim potencoi të gjitha qëndrimet e LDK-së për çështje aktuale me të cilat po ballafaqohet vendi.

Si në çdo takim edhe sonte, dialogu, ndryshimi i kufijve, formimi i Forcave të Armatosura, listat e fryera të veteranëve, veprimet e LDK-së dhe Grupit Parlamentar ishin temë kryesore e diskutimit, të cilat i përcjelli Sekretari i Përgjithshëm, z. Beqiri.

Ai gjithashtu kërkoi mobilizim dhe aktivitet të shtuar të degës, sepse tashmë LDK-ja është e gatshme për zgjedhje nacionale, të cilat LDK-në do ta nxjerrin fituese.

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, përshëndeti të gjithë dhe kërkoi nga të gjithë unitet dhe mobilizim pasi që Kosovës i nevojitet LDK-ja në qeverisje.
Deputetja znj. Besa Gaxherri përshëndeti të gjitha strukturat e degës. Ajo foli për lëvizjet e Grupit Parlamentar rreth mocionit për rrëzimin e kësaj qeverie.

Znj. Hykmete Bajrami, deputete e Kuvendit të Kosovës foli për rrezikun që vendi është kanosur dhe për rrezikimin e partneritetit tonë me SHBA-të dhe shtetet e BE-së.

Deputeti z. Naser Rugova, ka thënë që bashkarisht po e përcjellim një unitet, harmoni dhe vullnet të mirë në të gjitha strukturat e LDK-së në nivel të Kosovës.

Ndërsa, deputeti z. Armend Zemaj ka theksuar strategjitë punuese të Grupit Parlamentar, shumë të suksesshme të cilat po reflektojnë pozitivitet dhe disponim të mirë në të gjitha strukturat dhe më gjerë.

Dega e LDK-së në Deçan, njëzëri kanë shprehur përkrahje ndaj të gjitha qëndrimeve të organeve të partisë dhe kanë ofruar mobilizim dhe shtim të aktiviteteve që shpejt LDK-ja të udhëheqë këtë vend.

Kjo degë gjithashtu gjatë diskutimit për sfidat dhe vështirsitë e degës kërkuan përkrahje nga qendra për shkak të specifikave të veçanta të Deçanit.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE