Berat Buzhala: Vetëvendosje kurrqysh të mos heq dorë nga kjo ministri, ja problemi me LDK’në

Gazetari Berat Buzhala, në një status në facebook, ka folur për ndarjen e ministrive në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Buzhala ka thënë se problemi për arritjen e koalicionit mes këtyre dy partive është Ministria e Punëve të Brendshme, raporton veriu.info

Sipas tij, VV-ja nuk duhet të heq dorë nga kjo ministri, pasi lideri i VV-së Albin Kurti, shumicën e votave i ka marrë mbi besimin e qytetarëve që VV-ja do ta drejtojë këtë sektor.

Ai ka theksuar se LDK-ja e kishte edhe më herët këtë ministri dhe nuk kanë bërë diçka, madje as për zbardhjen e vrasjeve politike./Veriu.info

Postimi i Buzhalës në Facebook:

Vetëvendosje kurrqysh, bash kurrqysh, nuk bën me heq dorë prej Ministrisë së Punëve të Brendshme. Albini shumicën e votave i ka marrë saktësisht mbi besimin që qytetarët e kanë pasë që ai do ta drejtojë këtë sektor.

Plus, LDK e ka pasë këtë ministri. Nuk është që ka bë diçka. Madje as vrasjet e tyre nuk i kanë zbardh.

P.S

Po ni llafe që ka probleme qitu.

Vetevendosja kurrqysh, bash kurrqysh, nuk ben me hjeke dore prej Ministrise se Puneve te Brendshme. Albini shumicen e…

Publiée par Berat Buzhala sur Lundi 11 novembre 2019

SHPËRNDAJE