Berisha: Ligji i Dhomave Speciale nëse do hartohej në Beograd kish dalë i njejti

Hisen Berisha, ish komnadant i UÇK-së në Koshare tha se ka lexuar ligjin edhomave speciale dhe sipas tij me u pas hartu ky ligj në Beograd kish dalë i njejti.

“E kam lexuar ligjin themeltar të Dhomave Speciale dhe me u pas hartu në Beograd kish dalë i njejti ligj”, deklaroi Berisha.

Berisha tha se “baza juridike referuese për këtë ligj nuk do të duhej të kalonte në Kuvendin e Kosovës”.

“Çdo kush që reagon, me të drejtë e konteston legjitimitetin e kësaj Gjyakte, sepse thuhej se ka 5 vite afat, nuk mund të zgjatet asnjë ditë por para afatit mund ta ndalësh kur të duash” tha Berisha.

Ish komandanti tha se pse po e bënë presidenti kërkesën për vazhdimin e mandatit të Gjykatës, e di që ka mandat deri të kryhen të gjitha veprat tha ai.

“Presidenti i kërkoi kërkesën parlamentit për ta shqyrtuar nëse ka Gjykata mandat, nga Kryetarja e kuvendit u dërgua në dhoma speciale për tu kuptuar kjo”, deklaroi Berisha.

Berisha tha se raporti i Dick Martyt është shkaku i krijimit të kësaj Gjyakte, Wiliamson kishte thënë se nuk është gjetur asgjë nga kjo temë.

SHPËRNDAJE