Berisha për mënyrën si u vranë ushtarët serbë në Betejën e Kosharës: Nuk flas, më dhimbsen familjarët e tyre

Komandanti i Betejës së Koshares, Hisen Berisha, ka rrëfyer në Blic Intervieë me Astrit Gashin, betejën e lavdishme të Koshares.

Ai në këtë emision, ka treguar për momentet e para se si ishte thyer kufiri i Kosovës, dhe avancimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë betejë

“Njësitë që janë futur në brendësi të kufirit, kemi vendosur që kur të vendosen minat, të marrim pozicionin mbrojtës. Shihna unë aty kur e marr një top në duar…. dhe aty kanë qenë në pozicion shumë të keq Ushtria Serbe”, ka thënë Hiseni.

Hiseni ka folur edhe për ushtarët serb të vrarë në Betejën e Koshares. Ka treguar që ata nuk janë varrosur në varreza kolektive, por në ato individuale.

Ai po ashtu ka treguar edhe se si ishin ruajtur identitetet e ushtarëve serb të vrarë, dhe mënyrën e vrasjes së tyre, teksa ka thënë se këtë e kanë bërë për shkak të dhembshurisë për familjarët e tyre.

“Asnjëherë nuk kemi dashur që të flasim publikisht për mënyrën se si kanë vdekur ushtarët e Serbisë. Këtë e kemi bërë për shkak të keqardhjes për familjet e atyre ushtarëve që kanë rënë në këtë betejë. Ne edhe në momentin kur i kemi vrarë, i kemi ruajtur identitetin e viktimave. Ua kemi marrë dokumentat dhe i kemi ruajtur për t’ua dorëzuar familjarëve të tyre. Madje, ushtarët serb i kemi varrosur edhe në varreza individuale, e jo vec në ato kolektive, sic po paraqiten në disa filma që po i bënë Serbia”, ka thënë Hiseni./ Gazeta Blic

SHPËRNDAJE