Bërnabiq flet për tregti në samit, Kurti ia kërkon njohjen

Në Samitin e Londrës, kryeministrja serbe ka kërkuar bashkëpunim rajonal në tregti, ndërsa kryeministri Kurti i ka kërkuar asaj njohjen e Kosovës.

Zëvendëspresidenti i BERZH’it, Jurgen Rigterink, ka shkruar mbi atë që u diskutua mes kryeministrave të Ballanit Perëndimor në kuadër të Samitit për Investime në Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropianë për Rindërtim dhe Zhvilli.

Sic e përshkruan ai, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se duhet të rritet bashkëpunimi në Rajon për tregti, e kryeministri i Kosovës është pajtuar me të, por ka kërkuar njohjen e Serbisë dhe e ka mbrojtur zotimin e tij për vendosjen e masave të reciprocitetit, transmeton Gazeta Express.

“Diskutim fascionues në Samitin e BERZH’it për investime në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrja e Serbisë ka argumentuar se zhvillimi i tregtisë rajonalë është kyc për sigurinë në Ballkan. Kryeministri Albin Kurti ështmë pajtuar dhe ka pyetur për reciprocitet dhe njohjen e Kosovës”, ka shkruar zv. presidenti i BERZH’it.

SHPËRNDAJE