Besa Gaxherri bëhet për ‘pesë pare’: E ke votu Hashim… edhe ke përfitu pak

Tani që LDK-ja nuk është në pushtet, i është kthyer zakonit të vjetër për ta fajësuar Hashim Thaçin për vrasje politike.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besa Gaxherri është paraqitur sot në Kuvend me një fjalim të ashpër ndaj Hashim Thaçit, duke e quajtur “të sëmurë mendor”, vrasës, njeri që është ngritur në mënyrë të dyshimtë në politikë, etj.

Krejt këto akuza Gaxherri i ka nisur për arsye se Thaçi po negocion me Serbinë pa mandatin e Kuvendit.

Mirëpo, Gaxherri e cila sot mbron Kosovën nga Thaçi, ishte njëra prej deputeteve të LDK-së që ia kishte dhënë votën për ta bërë president.

Kryesuesi i seancës së sotme të Kuvendit, Xhavit Haliti, e ndërpreu në një moment fjalimin e saj, duke i thënë se ajo kishte përfituar për votën që i kishte dhënë Thaçit, duke hedhu një akuzë të rëndë ndaj saj për shitje vote.

Megjithëse Haliti nuk ka treguar se çfarë kishte fituar Gaxherri për këtë votë, ajo nuk iu përgjigj kësaj akuze të Halitit dhe vazhdoi duke lexuar tekstin që kishte në foltore.

“Jemi kanë në koalicion, edhe ti ke përfitu pak nga koha kur jemi kanë bashkë… edhe kur ke votu”, tha Haliti.

Besa Gaxherri, si edhe të tjerë deputetë të LDK-së, ia kishin mundësuar Thaçit zgjedhjen president në vitin 2016. Që prej kur kanë rënë prej pushteti, ata janë kthyer kundër tij, shpeshherë duke e ofenduar ashpër në publik. Mirëpo, duke e njohur LDK-në, e dimë se këto akuza do të ndalen sapo të vijë sërish në pushtet përmes PDK-së. /Periskopi/