Besa Gaxherri përplaset ashpër me Veselin: Vakti e hanë kashtën o Kadri

Seanca e Kuvendit që ka nisur nga ora 11 po vazhdon ende. Pas miratimit të ligjit për pagat e shërbyesve civilë, në rend ditë është projektligji për dialogun me Serbinë.

Debati ndërmjet pozitës dhe opozitës është ashpërsua me akuza dhe kundërakuza.

E fundit që është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ka qenë deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Ajo e ka akuzuar Veselin për mashtrim të qytetarëve pasi që është tërhequr nga ideja e mbajtjes së taksës 100 ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, shkruan Ballkani.info.

Kjo ka bërë që të reagoi Veseli. I cili ka kërkuar nga Gaxherri që ta përseritë atë që tha më parë, sepse ka harruar çfarë ka thënë. Kjo ishte ironi e Veselit.

“Nuk ke faj që nuk man mend shumë, kaq ke kapacitet. Te ke thënë se taksa duhet të shfuqizohet, e në fillim i merrje meritat se ju e keni vendosur”, ia ka kthyer Gaxherri.

“Ma gjej ku kam thënë me e tërheqë taksën, unë jma dorëheqje”, ka thënë më pas Veseli.

“Vakti e hanë kashtën o Kadri. S’po e ndjej për obligim me t’i përseritë çka ke thanë, e dinë edhe kryeministrit”, ka thënë pastaj Gaxherri.

Tutje Veseli ka thënë se do të flasë më pas dhe do të sqarojë në detaje të gjithë ato që i ka thënë. /Ballkani.info/