Besim Muzaqi nënkryetar i Vushtrrisë priti komandantin amerikan të KFOR-it në Bondstill

Besim Muzaqi, nënkryetar i Komunës ka pritur sot komandatin e trupave të KFOR-it amerikan në Kampin Bondsteel, kolonelin Robert Hughes, me të cilin kanë diskutuar për çështjen të sigurisë në Vushtrrisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Çështja e sigurisë, integrimi i komuniteteve si dhe projektet që përmirësojnë kushtet e jetesë së qytetarëve të Vushtrrisë, kanë qenë temat e diskutuara me kolonelin Hughes, ka thënë nënkryetari Muzaqi.

Përveç çështjes së sigurisë, e cila u vlerësua e qëndrueshme, mbështetja e KFOR-i është shumë e fuqishme në projekte të cilat për qëllim kanë përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Vushtrrisë, ka deklaruar nënkryetari Besim Muzaqi, pas takimit me komandantin amerikan.

PO ashtu, ai bënë të ditur interesimin e KFOR-it amerikan edhe për projektin e shtrirjes së rrjetit dhe kyqjes së ujësjellësit për banorët e fshatrave të Vushtrrisë. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE