Besnik Berisha: Haradinaj s’është ftuar nga Specialja për veprimet e tij – shkak zinxhiri komandues

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pritet të intervistohet nesër nga Gjykata Speciale në Hagë.

Për implikimet juridike dhe politike të këtij procesi ka folur avokati Besnik Berisha në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Thirrja e tij ka qenë e pritur. Kurdo që është përmend se ai mund të mos jetë i ftuar për shkak të ndjekjes së më hershme – unë e kam shprehur mospajtimin tim”.

“Unë besoj në taktikat djallëzore të Prokurorisë, dëshmitarë të rinj, fakte apo palë të dëmtuara që nuk janë trajtuar në aktakuzën e Carla Del Ponte, ligjërisht mund të ndiqen. Ftohet kryeministri, qytetar, ish-ushtarak dhe ushtarë”.

“Kushdo që ka menduar ta ftoj Ramush Haradinajn e ka menduar mirë, nëse duhet apo nuk duhet dhe cilat janë implikimet. Megjithatë Haradinaj rastin duhet ta trajtoj me seriozitet, as ai dhe as mbrojtësit e tij nuk duhet ta injorojnë procesin – ai është ftuat në cilësinë e të dyshuarit – nënkupton se ka prova që justifikojnë një dyshim të arsyeshëm”.

Berisha thotë se juridikisht Haradinaj mund të mbetët në Hagë, por logjikisht asnjëherë.

“Juridikisht ka të drejt Prokuroria të kërkojë masë sigurie dhe që beson se është plotësuar një nga kushtet se ekziston dyshimi i bazuar që ai mund ta ketë kryer një krim; nëse ekziston rreziku i ikjes dhe rreziku i pengimit të dëshmitarëve”.

“Logjikisht, unë besoj se nesër pasi të kryhet intervistimi, ai do të kthehet në Kosovë – Haradinaj asnjëherë nuk i është shmangur drejtësisë – bazuar në të kaluarën e tij ai iu ka përmbajtur të gjitha kushteve, është kthyer atje kurdo që i është kërkuar”.

Ai thotë se Haradinaj duhet të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Besoj se ai do të mbrohet nga avokatët – ai bile mund ta kërkojë të di për çfarë akuzohet dhe të ketë qasje në provat kundër tij – madje po të isha unë mbrojtës i tij do ta sugjerojë të që mbrohej në heshtje, do të ishte mbrojtja më e mirë”.

“Nuk ka logjikë që ai të ftohej nga Specialja për veprime e tij. Logjika juridike tregon se ai është ftuar si komandat i zonës operative të Dukagjinit”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE