Zyrtari i Degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti.
Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka thënë se Kuvendi duhet të përfaqësohet nga një kulturë dhe frymë të re politike.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të përfaqësohet nga një kulturë dhe frymë e re politike, me plot përgjegjësi, dinjitet dhe përkushtim”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,https://zeri.info/inarticle.html
Të dashur familjarë, miq dhe kolegë,
Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë. Është nder dhe krenari që ia kemi dalë bashkë deri këtu.
Ndihem i nderuar që kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj dhe Dega e AAK-së në Prizren në krye me z. Lulzim Kabashin më dhanë besimin që të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të rreshtuar bashkë për ndryshimin e sigurt.
Si 17-vjeçar u bashkova me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shumë personalitete frymëzuese takova ato ditë lufte, me të cilët përjetuam shumë dhimbje e krenari, shumë nga ta nuk janë më.
U përulem përjetësisht të gjithë atyre që dhanë jetën për liri.
Ajo është koha më e lavdishme e jetës sime, kohë të cilën me shumë ëndje e kujtoj dhe mburrem që kisha mundësinë të kontribuoj për lirinë e vendit tim.
Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të përfaqësohet nga një kulturë dhe frymë e re politike, me plot përgjegjësi, dinjitet dhe përkushtim.
Sot, si asnjëherë më parë, të rreshtohemi drejt vlerave të vërteta dhe atyre që përnjëmend duan ta shohin Kosovën tonë në vrullin e shtetndërtimit, të cilin nuk ka kush të na e ndalojë.
Na priftë e mbara në këtë rrugëtim!
Sinqerisht,
I juaji Besnik Krasniqi!