Besoni ose jo, lopët flasin me njëra-tjetrën për ndjenjat e tyre

Lopët i tregojnë njëra-tjetrës se si ndjehen përmes hënave të tyre, thotë një studim i ri nga Universiteti i Sydneyt.

Kafshët kanë karakteristika individuale vokale dhe ato ndryshojnë varësisht prej emocioneve të tyre.

Alexandra Green, autorja kryesore e studimit ka thënë se lopët janë kafshë shoqërore.

”Në një kuptim nuk është për t’u habitur që ato pohojnë identitetin e tyre individual gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo është hera e parë që ne kemi arritur të analizojmë zërin për të pasur prova përfundimtare të këtij tipari të tyre.”

Studimi po ashtu thotë se lopët përdorin zërin e tyre për t’i ndihmuar ato të mbajnë kontakte me tufën dhe shprehin eksitim, zgjim, ose shqetësim.

Duke folur për kafshët që ajo studioi, Green tha se gjithçka lidhet me emocionet e tyre dhe atë se si ndjehen në atë kohë.

Hulumtimi i Universitetit të Sidneit, i cili është botuar në Raportet Shkencore ka regjistruar dhe analizuar 333 mostra të vokalizimeve të lopës.

Green shpreson që hulumtimi i saj të ndihmojë fermerët “të akordojnë gjendjen emocionale të bagëtive të tyre, duke përmirësuar mirëqenien e kafshëve”.

Një studim i vitit 2018, zbuloi se kafshët komunikojnë me njëri-tjetrin në një mënyrë të ngjashme me njerëzit./PERISKOPI/

SHPËRNDAJE