Betim Reçica i kundërpërgjigjet Lumir Abdixhikut, për tenderin 110 milionësh

Derisa Zyra e Kryeministrit ka rekomanduar anulimin e tenderit për Autostradën “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, me vlerë 110 milionë euro, kjo është refuzuar nga Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Betim Reçica, dikaster (MI) që dikur udhëhiqej nga Pal Lekaj.

Sekretari i MIA Betim Reçica, nuk e ka pritur afatin e fundit që ministri i kësaj ministrie ia ka dhënë në dispozicion për të anuluar tenderin për Autostradën e Gjilanit, duke ia refuzuar menjëherë kërkesën ministrit Abdixhiku.

Reçica në Interaktiv të KTV-së, tha se nga Abdixhiku, prej ditës së parë kanë marrë letra të anulohet ky tender.

“Paraprakisht, është mirë të shikohen bazat juridike se si funksionojnë edhe sekretarët. Në bazë të kërkesave të tij, u kemi treguar se ky tender s’dallon nga asnjë tjetër”, tha ai.

Reçica, tha se “nuk ka logjikë nëse një projekt fillon, mbetet në gjysmë dhe nuk përfundon në afat të mirëfilltë”.

“Shkresa e Abdixhikut, njerëz jo kompetentë janë gjendur në atë takim, e dyta, s’kemi qenë të njoftuar për atë takim. Është mandatore që ne të njoftohemi”, u shpreh ai.

Nga ajo shkresë për anulimin e tenderit, tha Reçica, “nuk ka argument ligjor e as nuk është përfillur baza”.

Betim Reçica, sekretar në MIA tha se “jo pse s’duam ta zbatojmë kërkesën e Abdixhikut, por është dashur të veprohet ndryshe lidhur me këtë tender”.

Zyra e Kryeministrit ka rekomanduar anulimin e tenderit për Autostradën “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, me vlerë 110 milionë euro, kjo është refuzuar nga Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Betim Reçica, dikaster (MI) që dikur udhëhiqej nga Pal Lekaj.

Sekretari i MIA Betim Reçica, nuk e ka pritur afatin e fundit që ministri i kësaj ministrie ia ka dhënë në dispozicion për të anuluar tenderin për Autostradën e Gjilanit, duke ia refuzuar menjëherë kërkesën ministrit Abdixhiku.

Reçica në Interaktiv të KTV-së, tha se nga Abdixhiku, prej ditës së parë kanë marrë letra të anulohet ky tender.

“Paraprakisht, është mirë të shikohen bazat juridike se si funksionojnë edhe sekretarët. Në bazë të kërkesave të tij, u kemi treguar se ky tender s’dallon nga asnjë tjetër”, tha ai.Reçica, tha se “nuk ka logjikë nëse një projekt fillon, mbetet në gjysmë dhe nuk përfundon në afat të mirëfilltë”.

“Shkresa e Abdixhikut, njerëz jo kompetentë janë gjendur në atë takim, e dyta, s’kemi qenë të njoftuar për atë takim. Është mandatore që ne të njoftohemi”, u shpreh ai.

Nga ajo shkresë për anulimin e tenderit, tha Reçica, “nuk ka argument ligjor e as nuk është përfillur baza”.

Betim Reçica, sekretar në MIA tha se “jo pse s’duam ta zbatojmë kërkesën e Abdixhikut, por është dashur të veprohet ndryshe lidhur me këtë tender”.

Reçica, thotë se ky tender s’bën të anulohet.“Kjo autostradë, e kanë vlerësuar edhe ekspertët jo vetëm ne, është në dobi të shtetit”, tha ai.

Në përgjigjen refuzuese të Reçicës është thënë mes tjerash se aktiviteti i prokurorimit është në përputhje të plotë me Ligjin e Prokurimit Publik dhe Ligjin mbi Financat Publike, dhe se anulimi i tenderit do të cenonte seriozisht buxhetin e Kosovës.

Tenderi, ishte proceduar dy javë para se qeveria e re ta merrte mandatin. Ndonëse vlera e paraparë e projektit është mbi 100 milionë euro, paratë, siç e kërkon Ligji i prokurimit publik, nuk ishin zotuar.

Kjo është arsyeja kryesore që, sipas Zyrës së Kryeministrit, këtë procedurë e bën të paligjshme.Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, përmes opinionit ligjor që e ka përfunduar ditën e premte, ka konstatuar se ishte e jashtëligjshme hapja e tenderit të Autostradës së Gjilanit.

Pasi ka pranuar opinionin ligjor, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i ka bërë shkresë sekretarit të kësaj ministrie, Betim Reçica.

I ka dhënë afat deri të martën që ta anulojë këtë tender. Sekretari i kësaj ministrie, Betim Reçica, ka konsideruar se “Abdixhiku ka bërë presion për këtë tender”. Rrjedhimisht, ai e ka refuzuar rekomandimin e ZKM-së.

Reçica, thotë se ky tender s’bën të anulohet.

“Kjo autostradë, e kanë vlerësuar edhe ekspertët jo vetëm ne, është në dobi të shtetit”, tha ai.

Në përgjigjen refuzuese të Reçicës është thënë mes tjerash se aktiviteti i prokurorimit është në përputhje të plotë me Ligjin e Prokurimit Publik dhe Ligjin mbi Financat Publike, dhe se anulimi i tenderit do të cenonte seriozisht buxhetin e Kosovës.

Tenderi, ishte proceduar dy javë para se qeveria e re ta merrte mandatin. Ndonëse vlera e paraparë e projektit është mbi 100 milionë euro, paratë, siç e kërkon Ligji i prokurimit publik, nuk ishin zotuar. Kjo është arsyeja kryesore që, sipas Zyrës së Kryeministrit, këtë procedurë e bën të paligjshme.

Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, përmes opinionit ligjor që e ka përfunduar ditën e premte, ka konstatuar se ishte e jashtëligjshme hapja e tenderit të Autostradës së Gjilanit.

SHPËRNDAJE