Bie nga kati i pestë, 13 vjeçari nga Lipjani, ja çfarë ndodhi me të

Mund të duket e pabesusheme, por është e vërtetë.

Një 13 vjeçare dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banimit në rrugën “Isa Olluri” në qendër të qytetit të Lipjanit rreth gjysmë ore më parë, mirëpo fatmirësisht vajza ka shpëtuar me disa lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetë, raporton “Koha Ditore”.

Policia e Kosovës aktualisht është në vendin e ngjarjes.

Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë banorët e lagjes.

Sipas mjekëve në emergjencën e Lipjanit, 13 vjeçarja ishte në gjendje edhe të fliste pas incidentit. E lënduara është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

SHPËRNDAJE