Bill Sherifi demanton Zafir Berishën, zbulon arsyen për votën kundër Qeverisë

Deputeti i Nismës Bilall Sherifi ka thënë se deputeti Zafir Berisha e ka hidhërimin jo me Qeverinë Haradinaj por me kandidatin për ministër Kujtim Gashi.

Ai tha se deri sa të kthehen deputetët tjerë edhe Zafiri do të vijë dhe është  e drejtë e tij të votojë si të do.

Sherifi ka sqaruar situatën të cilën u krijua në seancë e që sipas tij PAN ka kërkuar që të vazhdohet me debat pasi që mungojnë disa deputetë.

Ndryshe, Zafir Berisha përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Zafira dha arsye të tjera për një vendim të tillë.

“Miq të nderuar dhe ju qytetarë të Kosovës të cilët më keni besuar që të ju perfaqësoj në Kuvendin e Republikes! Me gjithë respektin tim personal për Ramushin. Mendoj se respekti për Kosovën dhe institucinet tejkalon atë ndaj individit, prandaj dëshiroj që të ju bëj me dije arsyet e mia se pse nuk do ti jap besimin kësaj Qeverie. 1. “Kumara” i këtij koalicioni është kryehajduti i Kosovës Hashim Thaqi, personi përgjegjës për dështimin e shtetit i cili është bë me shumë sakrific e gjakë…  2. Çasja jo korrekte, jo parimore dhe ofenduse e familjes Pacolli dhe Listës Serbska lidhur me Qeverinë e re Haradinaj. 3. Emra jo të denjë me të kaluarë të dyshimt korruptive si dhe protagonist të aferës “PRONTO”.  Ka edhe 101 arsye pse nuk duhet të keqpërdori besimin tuaj dhe ta votoj këtë kombinim qeverisës, ndërsa nuk e kam as edhe një arsye të vetme pse duhet të veproi ndryshe”, ka shkruar Berisha në ‘Facebook’.

SHPËRNDAJE